Nuk ka shtyrje të krye- ndeshjes së javës së 20-të , të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, në të cilën në Shkup duhet të përballen Vardari dhe Shkëndija.
Për këtë ndeshje e cila nga FFM-ja është shpallur ndeshje e rrezikut të lartë, është aktivizuar ndalesa e udhëtimit të fansave të skuadrës mysafire.
Për këtë shkak të dielën në stadiumin e qytetit të Shkup (Filipi i dytë), në mënyrë të organizuar nuk mund të vijnë fansat e Shkëndijës të njohur me emrin “Ballistët”.