Categories
Lajme FRI

“NDIHMOJENI NJËRI TJETRIN NË MIRËSI DHE DREJTËSI”, LIGJËRATA E RADHËS NË SHKUP

Departamenti i Edukimit pranë Forumit Rinor Islam në Shkup në kuadër të ligjëratave fetare që realizon, kësaj radhe realizoi ligjëratën me temë “Ndihmojeni njëri tjetrin në mirësi dhe drejtësi!”.

Ligjërata filloi me leximin e disa ajeteve kuranore nga hfz. Uvejs Murtezi, e pastaj vazhdoi me një fjalë përshëndetëse e mirëseardhëse nga nikoqiri i këtij aktiviteti, kryetari i degës së Shkupit, Afrim Demiri.

Tema e lartëpërmendur u shtjellua nga teologu i mirënjohur nga Republika e Kosovës, Fahrudin Hashani. Para një numri të madh të nxënësve dhe studentëve teologu Hashani tregoi se sa është e nevojshme të ndihmohemi mes vete dhe si të ndihmojmë të tjerët, çfarë kuptimi ka ndihma në islam, kështu duke marrë shembuj nga jeta e të Dërguarit të fundit të Allahut, Muhamedit alejhi selam dhe shokëve të tij.

Pjesa e dytë u takoi të pranishmëve me pyetjet e tyre të cilat e begatuan edhe më shumë këtë takim.

Shkup, 5 dhjetor 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version