Ajri në qytetin e Tetovës sot rezulton të jetë më i ndotur se në të gjitha qytetat tjera të Maqedonisë. Matjet e fundit tregojnë se prezenca e grimcave “PM10” është në nivel shumë të lartë.
Tetovarët sot në orët e mëngjesit janë zgjuar me ajër përplot tym dhe rre të dendura mbi këtë qytet. Gjatë tërë orëve të mëngjesit rretë në formë tymi kanë shqetësuar qytetarët kur dihet se rajoni i Tetoëvs dhe më gjërë është më i ndoturi në Maqedoni, njofton Televizioni Koha.
Televizioni Koha ka dalur në terren dhe në shumë vende të Tetovës për të hasur në ndonjë zjarr eventual apo ndezje të deponisë dhe stacionit të ngarkim shkarkimit por nuk është hasur zjarr me përmasa të mëdha, informon Televizioni Koha.
Por edhe përskaj kësaj ajri ka qenë përplot me tym mbi qytet një kohë të gjatë i cili më pasur është larguar. Tymi është vërejtur edhe nëpër objekte të hapura në një lartësi të vogël mbi tokë.
Kualiteti i ajrit në Tetovë sipas matjeve zyrtare që kryhen nga ana e Ministrisë së Ekologjisë sot ka qenë katastrofal. Indeksi i pranisë së grimcave PM 10, ka qenë mbi 900, dhjetëra herë më shumë se ajo e lejuara mbi qytetin e Tetovës, raporton Televizioni Koha.
Dyshimet për ndotjen në Tetovë adresohen tek kombinati Silmak pasi që i njëjti nuk ka të vendosura filtra edhe pse e ka obligim ligjor që nga viti 2005. Afati i fundit për vendosjen e filtrave ka qenë 1 prilli por deri më tash nuk është raportuar se ky kombinat ka plotësuar këtë obligim ligjor, transmeton Televizioni Koha.
Ditë më parë kryetarja e partisë për ripërtrije të Maqedonisë Liljana Popovska që është edhe partner i përbarjes aktuale qeveritare ka ngritur padi penale ndaj kombinatit Silmak për shkak të ndotjeve. Nga Ministria e ekologjisë ende nuk kanë komentuar padinë e parashtruar ndaj Silmakut, e ndërkohë që Tetova vijon të jetë një ndër qytetet më të ndotura në vend, njofton Televizioni Koha.
Në fillim të këtij viti madje shoqatat joqeveritare kanë organizuar edhe protesta kundër ndotjes duke drejtuar gishtin tek kombinati Silmak si ndotës më i madh por deri më tash nuk është ndërmarrë asgjë konkretisht, kurse qytetarët vijojnë të thithin ajër të ndotur. /Tv Koha/
Categories