Categories
Lajme

Ndryshimi i çelësit dhe pastrimi i brendësisë së Qabes së bekuar (Foto)

Gjatë ritualit të përvitshëm, të larjes së Qabes së bekuar, bëhet dhe dorëzimi i çelësit të Qabes, tek familja e cila e trashëgon këtë nder që nga kohët e lashta. Emiri i Mekës, Halid Fejsal, ia dërgoi çelësin e Qabes, kujdestarit shejh Abdul Kadir Shibi.
Çelësi i Qabes është gjashtë këndor. Në njërin kënd të tij, është shkruar: La ilahe ilallah, Muhamed Resulullah. Në këndin e dytë, është shkruar: Dhuratë e Kujdestarit të dy xhamive të shenjta. Në këndin e tretë; Mbreti Abdullah bin Abdul Aziz. Në këndin e katërt: Viti 1434. Në këndin e pestë dhe të gjashtë, janë dy vargje nga Kurani që flasin për Qaben.
Dy herë në vit, Qabeja lahet dhe pastrohet nga brenda dhe nga jashtë, me ujë Zemzemi i përzier me ujë trëndafili. Gjatë këtij rituali, familjes që kujdeset për Qaben, gjë të cilën e kanë trashëgimi që nga lashtësia, i dorëzohet dhe çelësi me kyçin e ri të Qabes, të dy të prodhuar nga flori i pastër./ardhmeriaonline/

Më 18.11.2013 (15 muharrem 1435 h) është bërë pastrimi i brendshëm i Qabesë nga princi i Mekës (në vend të mbretit) dhe familjes mbikëqyrëse dhe përgjegjësve në krye me imamin Sudais

Pas pastrimit është bërë falja në brendësi të saj dhe i është dorëzuar çelësi i artë me dry që është traditë paraislamike për ta mbajtur vetëm kjo familje mekase,e pastaj është bërë tavafi nga të gjithë ata që morën pjesë në këtë aktivitet.




 

Exit mobile version