Televizorët me ekrane të sheshta gjenden prej vitesh në treg, megjithatë një pjesë e madhe e njerëzve ende janë të paqartë kur vjen puna tek dallimi i ndryshimeve mes tyre.
Nëse keni ndërmend të blini një televizor të ri së shpejti, atëherë do t’ju hynte në punë përmbledhja e mëposhtme, e cila mund t’ju ndihmojë të bëni zgjedhjen e duhur në bazë të nevojave tuaja.
Videoja e mëposhtme në YouTube ju tregon shkurt dhe qartë ndryshimin mes tyre.
Me pak fjalë:
LCD-të janë të lirë dhe funksionojnë mirë me ndriçimin gjatë ditës. Ato nuk ofrojnë ngjyra të errëta ashtu si modelet e tjera, duke qenë se në përbërje kanë material jo të fortë, por likuid.
LED janë më të shtrenjtë dhe i shfaqin më reale dhe më të theksuara ngjyrat e errëta. Ata konsumojnë më pak energji dhe janë edhe më të hollë se LCD-të.
Plasmat kanë po ashtu ngjyra shumë më të theksuara, por nuk janë fort të përshtatshëm për ambientet e ndriçuara mirë meqenëse ekrani i tyre është prej xhami dhe drita reflektohet.
Më tepër sugjerohen nëpër dhomat e errëta, të tipit “home theaters”. Gjithsesi, ato janë të përsosura për videolojërat, duke qenë se i përgjigjen shumë shpejt ndryshimeve të imazheve.
OLED janë ende shumë pak të përhapur në treg. Gjithsesi, ato tentojnë të mbushin boshllëqet e modeleve të mësipërm.
Një prej tyre është koha më e ngadaltë e përgjigjjes nga LCD si dhe ngjyrat e errëta të tyre.
Ata janë më të përshtatshmit për 3D. Disavantazhi është se për momentin janë vërtet shumë të shtrenjtë.ᅠ(PCWorld Albanian)
Categories