Forumi Rinor Islam – Shkup në kuadër të aktiviteteve që realizon për nder të muajit të bekuar të Ramazanit, nën moton “Ramazani muaji i përkushtimit!”, realizoi mbrëmje Kuranore në Çarshinë e Vjetër të qytetit të Shkupit.

Programi filloi me disa ajete të recituara nga hafiz Uvejs Murtezi, kështu pastaj duke vazhduar me fjalim përshëndetës nga kryetari i FRI – Dega Shkup, Afrim Demiri, i cili falënderoi të pranishmit për prezencën si dhe aktivistët e FRI-së që mundësuan realizimin e mbrëmjeve kuranore në Saraj, Haraçinë dhe në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kështu duke begatuar këtë muaj të bekuar me shumë aktivitete. Njëashtu falënderoi edhe komunën e Çairit, e cila ka mbështet vazhdimisht aktivitet e FRI-së e sidomos përgjatë muajit të Ramazanit, e veçanërisht mbrëmjen e sontshme.

Hfz. Avdush Krosa nga Kosova, hfz. Jasin Abdullai nga Shkupi dhe hfz. Fatih Derdiyok nga R. e Turqisë u përkujdesën për pjesën kryesore të programit me zërin e tyre të bukur duke lexuar fjalët e Zotit të Madhërishëm.

26.04.2022, Shkup