Forumi Rinor Islam shpall aplikimin për përzgjedhjen e studentëve më të mirë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup
Forumi Rinor Islam fton të gjithë studentët e dalluar të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” që të aplikojnë për përzgjedhjen e studentëve më të mirë nga çdo fakultet i këtij universiteti.
Ky aktivitet synon të vlerësojë dhe të shpërblejë përkushtimin, angazhimin dhe suksesin akademik të studentëve tanë më të mirë.
Studentët e këtyre fakulteteve të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” kanë të drejtë aplikimi:
- Fakulteti i Filozofisë
- Fakulteti i Filologjisë “Blaže Koneski”
- Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Matematikës
- Fakulteti i Shkencave të Agrokulturës dhe Ushqimit
- Fakulteti i Pylltarisë
- Fakulteti i Mjekësisë
- Fakulteti i Pedagogjisë “Shën Klementi i Ohrit”
- Fakulteti i Arkitekturës
- Fakulteti i Inxhinierisë Civile
- Fakulteti i Ekonomisë
- Fakulteti Juridik “Justiniani i Madh”
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë Informative
- Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë
- Fakulteti i Stomatologjisë
- Fakulteti i Artit Dramatik
- Fakulteti i Edukimit Fizik
- Fakulteti i Farmacisë
- Fakulteti i Arteve të Bukura
- Fakulteti i Veterinarisë
- Fakulteti i Dizajnit, Teknologjisë dhe Enterierit
- Fakulteti i Inxhinieringut Kompjuterik
Kushtet e aplikimit:
Për të qenë pjesë e përzgjedhjes, kandidati duhet të plotësojë kushtet vijuese:
• Të jetë student/e i/e vitit të fundit varësisht programit studimor ku është student/e
• Të ketë notë mesatare jo më të ulët se 9.00.
• Në rast se dy kandidatë kanë sukses të barabartë, përparësi do t’i jepet atij që posedon të arritura shtesë, si pjesëmarrje në gara akademike, mirënjohje, punime shkencore, botime, etj.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Çertifikata e lindjes (fotokopje)
• ID karta / indeksi i studentit (fotokopje)
• Çertifikata e notave (e vulosur nga fakulteti)
• Lëvdata, mirënjohje apo dëshmi të tjera (fotokopje), nëse posedon
Afati i aplikimit: 15 tetor 2026
Aplikoni te linku:
https://forms.gle/Zr8EtFjrgA2Rao1DA
Pas shqyrtimit të aplikimeve, Forumi Rinor Islam do të shpallë studentët më të mirë të çdo fakulteti, të cilët do të nderohen në një ceremoni solemne të organizuar posaçërisht për këtë qëllim.





