Një ndër aktivitetet që u realizuan në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.” nga Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam ishte edhe kjo ligjëratë në Gostivar. Ligjërata u realizua në zyret e FRI – së, në Gostivar. Fillimisht të pranishmet i përshëndeti përgjegjësja e Departamentit të Femrës pranë FRI – së, Zubejda Murtezi e cila tregoi për qëllimet e kësaj fushate dhe përmendi aktivitetet që janë realizuar. Ndërkaq ligjëruese ishte teologeja e mirënjohur Sumeje Peza e cila ligjëoi temën “Ky ishte Muhamedi a.s.” Duke shkëputur fragmente nga jeta e tij, e duke përmendur shumë hadithe, u përmenden cilësitë e tij të mrekullueshme, si prind, si bashkëshort, si fqinj. Pjesë e kësaj ligjërate ishte edhe recitimi i një monologu për jetën e Muhamedit a.s. Dhe në fund kishin mundësi për të diskutuar e për të parashtruar pyetje të pranishmet.