Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Nëndega Karshiakë rifilloi me ligjëratat e ciklit të ligjëratave mujore. Ligjëratat në fjalë realizohen çdo muaj në zyret e nëndegës.
Ligjëruese ishte teologeja Esma Sherifi Kurti e cila para të pranishmeve elaboroi temën “Rrugëtimi ynë me Kuranin”. Mes shumë këshillave potencoi “Nëse ke zgjedhur që të udhëtosh rrugës së Kuranit atëherë dije se e garanton suksesin si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën. Kurani është një kushtetutë që na orienton se si duhet ta jetojtmë jetën në paqe dhe mirësi.” Përmendi edhe disa hadithe si: “Lexojeni Kuranin se do të jetë ndërmjetësues në ditën e gjykimit” dhe “Në shtëpi që lexohet Kurani nuk futet shejtani.”
Pjesa e fundit u takoi pjesëmarresve të cilat kishin hapësirë të parashtronin pyetje.
Categories