Categories
Lajme FRI

Në Kërçovë filluan aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.”

Më datë 14.01.2014, ditë e martë, në  Kërçovë, me realizimin e disa aktiviteteve  filloi fushata “Ta njohim Muhamedin a.s.”
Aktiviteti i parë me të cilin filloi fushata ishte vizita e të gjitha reparteve të spitalit të Kërçovës ku të vizituarve i’u shpërndanë disa dhurata simbolike. Ajo që vlen të theksohet nga kjo vizitë, ishte pritja shumë miqësore nga ana e udhëheqësisë së spitalit. Më pas, pasoi edhe aktiviteti tjetër me radhë që ishte shpërndarja e ëmbëlsirave në sheshin e Kërçovës, aktivitet ky i cili realizohet për së treti herë me radhë. Për dallim nga vitet e mëparshme Sektori këtë vit e realizoi aktivitetin në fjalë në dy vende të ndryshme në qytet.
Aktiviteti përmbyllës i kësaj dite ishte ligjërata  me temë “Pse duhet t’a studiojmë dhe përvetësojmë historinë e Muhamedit s.a.v.s.” ligjëruese e së cilës ishte Ajshe Emini si dhe programi artistik  që u përgatit enkas për këtë rast i cili u realizua në mbrëmje në H/R Arabella. Ajo që i begatoi këto aktivitete ishte shpërndarja e fletushkave në dy gjuhë (shqip dhe maqedonisht), me temë “Duajeni Profetin a.s.” të cilave i’u bashkangjitën edhe disa thënie të të tjerëve për Muhamedin a.s..
Barrën e përgjegjësisë së realizimit  të këtyre aktiviteteve e kishte Sektori i Femrës pranë FRI-së, dega në Kërçovë.
Ajo që vlen të përmendet është se aktivitetet e kësaj fushate në Kërçovë do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim ku aktivitet përmbyllës do të jetë program qendror i fushatës i cili në vete do të ngërthejë një program të larmishëm kulturor-artistik e që do realizohet të shtunën më 18.01.2014 në Pallatin e Kulturës me fillim në ora 19:00.

1012892_10151952112810983_2018212035_n
Në Kërçovë filluan aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.”

Në Kërçovë filluan aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.”

Në Kërçovë filluan aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.”

 Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
 

Exit mobile version