Njëri ndër aktivitetet që u realizua në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.” ishte edhe ligjërata me hoxhë Halil Avdullin, nga Kosova, e realizuar në Kërçovë.

Ai ligjëroi në temën “Lartësimi i vlerave, cilësi e Muhamedit a.s.”. Ligjëruesi tregoi për vlerat e Muhamedit a.s., duke shpjeguar se në promovimin e vlerave kushdo që e ndjek Muhamedin a.s dhe e merr për mësues si dhe vetveten e tij e konsideron nxënës të përjetshëm të mësimeve të tij, ai është promovuesi më i mirë i vlerave.

tribuna-kercove-3