Forumi Rinor Islam – Dega në Kërçovë, organizoi iftar madhështor dhe Mbrëmjen Kuranore në xhaminë “Salihin” të fshatit Mahmude. Të pranishëm në iftar ishin më shumë se 250 agjërues. Pas iftarit në po të njejtën xhami, hoxhë Rufat Sherifi realizoi ligjëratë në lidhje me vlerat e këtij muaji të begatë. Pas namazit të teravisë të pranishmit kishin rastin të dëgjojnë fjalë përshëndetëse nga Kryetari i bashkësisë lokale të fsh. Mahmude z. Feto Sadiku, nga kryetari i FRI- së z. Fisnik Shabani dhe nga kryetari i FRI -së dega në Kërçovë z. Xhemail Ahmedi.
Pas fjalimeve përshëndetëse hafizët e ftuar për këtë mbrëmje hfz. Kreshnik Abdullahu, hfz. Armend Beqiri dhe hfz. Ajdin Aliu lexuan disa pjesë të Kuranit, me ç’rast ofruan shumë emocione për dëgjuesit duke cituar fjalët e Allahut të Madhrishëm.