Categories
Lajme FRI

Në Kumanovë, FRI përmbylli me sukses Netët e Kulturës Islame

Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, pas realizimit të një programi të pasur artistik, fetar e kulturor, natën e tretë bëri përmbylljen e Netëve të Kulturës Islame.

Ky aktivitet, u realizua në sheshin e qytetit të Kumanovës, gjatë të cilit, kishte program të pasur kulturor, artistik, fetar e arsimor.
Netët e Kulturës Islame u hapën me iftarin e madh në sheshin e qytetit, ku të pranishëm ishin rreth 600 qytetarë të shtresave dhe përkatësive të ndryshme.

Aktivitet kyç i natës së dytë ishte “Mbrëmja Kuranore”, me hafëzlerë të shquar nga vendi dhe rajoni, si: hfz. Xhemail Nuhiji, hfz. Avdush Krosa dhe hfz. Armend Beqiri.

Gjatë kësaj nate, gjithashtu u bë edhe shpallja e semimaturantëve më të mirë nga qyteti i Kumanovës dhe komuna e Likovës, të cilëve iu shpërndanë dhurata modeste dhe nga një pako me libra.

Ndërsa përmbyllja e këtij aktiviteti u bë me kuizin e diturisë, në të cilin morën pjesë tri mektebe, si: Xhamia “Mulla Sadik”, të cilët edhe u shpërblyen me vendin e parë, Xhamia e Re e fshatit Çerkez dhe Shoqata Edukative “Vllaznia”. Për nxënësit u ndanë certifikata, nga një pako me libra dhe disa dhurata.

Përveç kësaj, u mbajtën edhe fjalime motivuese nga nxënës të shkollave të mesme, si dhe paraqitja e një monologu.
Gjatë këtyre netëve nuk munguan as këndi për fëmijë, ku fëmijët patën mundësinë të marrin pjesë në lojra të ndryshme, si dhe me recitime. Gjithashtu u realizua edhe panairi i librave, i ëmbëlsirave dhe u bënë vizatime me hena. Për tri net radhazi, programin e udhëhoqi autori Arsim Jonuzi. 

Exit mobile version