Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam, dega në Kumanovë, filloi me aktivitetet për muajin ramazan, ku më 4 korrik 2014, ditë e premte, realizoi tribunën në xhaminë “Haxhi Shefketi”, në Kumanovë.
Aktiviteti fillimisht u hap me leximin e disa ajeteve kuranore nga mysafirja Rejhane Asipi, e cila më pastaj këndoi edhe disa ilahi.
Më pas fjala iu dha ligjërueses Mevlude Avdiu, e cila në mënyrë shumë të qartë elaboroi temën e lartëpërmendur, duke theksuar kështu rëndësinë e këtij muaji, sprovat si dhe mundësitë për të arritur deri në kënaqësine shpirtërore në këtë muaj.
Pas përfundimit të prezantimit të ligjërueses të pranishmet dëgjuan edhe disa ilahi.
Pjesa e dytë e tribunës ishte për të pranishmet ku parashtruan pyetje, njëherit shprehën edhe mendimet edhe komentet e tyre.
Categories