Categories
Lajme FRI

Në Kumanovë nisi cikli i ligjëratave studentore "Drejt arritjes së qëllimeve tona"

Në ligjëratën e parë, u trajtua tema: “Përpikshmëria, parakusht për arritjen e synimeve tona”, me ligjërues: hoxhë Fevzi Musliu, i cili shtjelloi temën në fjalë nëpërmjet shembujve të ndryshëm praktik, si dhe ngjarjeve të nxjerra nga historia islame.
Të pranishëm ishin nxënës, studentë, e veprimtarë në shoqëri, të cilët patën hapësirë për parashtrim pyetjesh dhe diskutim mbi temën në fjalë.
Përndryshe, ky cikël do vijojë edhe më tej, ku do shtjellohen tema mbi sfidat dhe mundësitë e të rinjve për arritje në majat e suksesit.

Exit mobile version