Më 22 korrik 2014, ditë e martë, përfundoi me sukses aktiviteti “Netët e kulturës islame”, aktivitet ky që zgjati për pesë ditë rradhazi.
Aktiviteti në fjalë filloi, më 18 korrik, me iftarin e madh, në shesh të qytetit, të cilin për të shtatin vit me rradhë, Forumi Rinor Islam dega në Kumanovë e bashkëorganizoi me Komunën e Kumanovës. Natën e dytë, vazhdoi Mbrëmja Kuranore me lexuesit Hakim Iljazi, Sadatin Nuhiju dhe Flamur Kasami.
Natën e tretë, më 20 korrik, pikë kryesore e programit të mbrëmjes ishte premiera e filmit “Rreth sofrës”. Natën e katërt, më 21 korrik, aktiviteti me theks në këtë mbrëmje ishte Nata e Poezisë Islame. Në garë morën pjesë 10 poetë. Shpërblim morën tri vendet e para.
Gjatë katër netëve me rradhë, u prezentuan edhe biografi të shkencëtarëve, u prezentuan dokumentare si dhe u mbajtën edhe fjalime motivuese. Pjesën më të bukur të këtyre netëve e përmbushi aktiviteti me fëmijë, lojrat që u zhvilluan, prezentimet e tyre me ilahi, recitim vjershash dhe pjesëve nga Kurani.
Përgjatë këtyre netëve në shesh të qytetit qëndroi edhe stenda, ku kalimtarët patën mundësi për të blerë libra të ndryshëm islam.
Poashtu, u prezantuan dhe shitën edhe ushqime, embëlsira dhe gatesa të ndryshme. Shuma e përfituar nga shitja e librave e ëmbëlsirave do të dhurohet te shporta e ramazanit.
I gjithë ky aktivitet madhor u përmbyll me konferencën me temën “Të rinjtë dhe kultura në qytetin tonë. Panelistët e kësaj konference ishin:
Prof.Dr. Avni Avdiu
Prof.Dr. Sevdail Demiri
Mr. Ardian Ramadani
Mr. Deniz Memedi
Netët e kulturës islame, tashmë dy vite me rradhë realizohen në Kumanovë dhe është një nga aktivitetet më të spikatura që realizon FRI-ja gjatë muajit ramazan.
EDITOR
10 years ago
previous article
FRI shtroi iftar në Hasanbeg
next article