FRI – Kumanovë, edhe sivjet afër nevojtarëve me shportën e Ramazanit.

Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me shoqatën edukative “ Vllaznia” realizoi shpërndarjen e parë të shportave të Ramazanit për këtë vit.

Shpërndarja e shportave me artikuj ushqimorë themelorë, u bë në qytetin e Kumanovës, ku u shpërndanë gjithsej 260 shporta; në Çerkez 80, në fshatrat e komunës së Likovës, si në: Vaksincë dhe Orizare nga 70 shporta, 30 paketa si dhe 70 shporta në Allashec, Bellanoc dhe Runicë, si dhe 100 shporta në lagjen e romëve.
Shpërndarja kryesisht u realizua në familjet e varfëra, skamnore dhe tek jetimët.

Në ndërkohë, vazhdon mbledhja e shportave dhe shpërndarja e tyre edhe ditëve në vijim, deri në fund të muajit Ramazan.