Categories
Lajme FRI

Në Kumanovë u mbajt gjysmëfinalja e Talentiumit

Në Kumanovë, në Shtëpinë e Kulturës u mbajt gjysmëfinalja e projektit “Talentium”.
Pas një sërë trajnimesh katërmujore në lëmin e lidershipit, medias dhe komunikimit, nxënësit garuan në fjalime motivuese. Pjesëmarrës në këto trajnime ishin nxënësit më të mirë të shkollave të mesme shqipe të Kumanovës.
Fjalë përshëndetëse në këtë aktivitet patën kryetari i FRI-së Dega në Kumanovë, Liridon Ismaili dhe kordinatori i këtij projekti Berat Limani.
Nga gjithsej 8 garues, më të mirët nga kjo garë dolën nxënëset Semra Sadiki dhe Njomza Ajdini, të cilat edhe do ta përfaqësojnë qytetin e Kumanovës në finalen e Talentiumit. Juria që kishte për detyrë vlerësimin dhe shpalljen e fituesve qe në përbërje të: Berat Limanit, Deniz Memetit dhe Visar Rrustemit.
(FOTOGRAFI: https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1347505688599201.1073742129.112597728756676&type=3&uploaded=14)

Exit mobile version