Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë, në kuadër të aktiviteteve të muajit të shenjtë, Ramazanit, realizoi ligjëratë me temë “Dhjetë ditëshi i faljes”, me ligjëruese Shenaje Ameti.
Ligjërata u mbajt në hapësirat e FRI-së, ku ligjëruesja shpjegoi rreth vlerës së muajit Ramazan në përgjithësi, dhe vlerës së dhjetëditëshit të mesëm në veçanti, mënyrës së shfrytëzimit të këtij dhjetë ditëshi dhe mënyrën e pritjes së dhjetë ditëshit të fundit.
Në fund, pjesëmarrëset patën mundësi të parashtrojnë pyetje në lidhje me temën në fjalë dhe çështje të tjera.