Më 10 janar 2015, ditë e shtunë, u mbajt manifestimi qendror i fushatës “Ta njohim Muhamedin (alejhi selam)!”. Manifestimi u mbajt në sallën “Kino Kozjak” në Kumanovë, me fillim prej ora 17:00.
Manifestimi filloi me lexim të ajeteve kuranore nga Shefket Musliu. Vazhdoi pastaj me fjalë rasti nga kryetari i përgjithshëm i FRI-së, z. Fevzi Musliu. Gjithashtu, të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i FRI-së, Dega Kumanovë, z. Berat Limani, i cili pos që përshëndeti të pranishmit edhe i falenderoi për praninë e tyre.
Mysafir i mbrëmjes ishte hoxha nga Turqia, Ramazan Kayan, i cili elaboroi temën “Profeti që i buzëqeshte stuhisë”. Pjesëmarrja e mysafirit ishte edhe veçimi i manifestimit të sivjetëm.
Pjesa artistike e programit u mbush me dy ilahi interpretuar nga Xhemail Nuhiju dhe nga Basri Lushtaku interpretimi i monologut “Në shoqërim me Resulullahun (a.s)”, shkruar nga Milazim Mustafa.
Në fund u bë edhe ndarja e çmimit “Hafiz Refik Ajeti”. Sivjet, çmimi iu nda hafizit dhe veprimtarit Abdulkadër Abazi, për kontributin e dhënë në lëmin e të mësuarit të Kuranit.
Këtë vit, FRI – Dega në Kumanovë ndau mirënjohje edhe për hafizin Xhemail Nuhiju, për bashkëpunimin e deritanishëm me FRI – në.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
EDITOR
10 years ago
previous article
A mjafton dija e prindërve që unë të dale më një vajzë dhe ta konsideroj si grua edhe fetarisht?
next article