Më 25 dhe 26 tetor 2013, në Kumanovë u mbajtën garat e para ballkanike në hifz (memorizim) të Kur`anit
Këto gara janë të një rëndësie të veçantë për arsyen e mbajtjes së evenimenteve të këtilla shumë rrallë, po ashtu edhe për shkak të rëndësisë së rritjes së vlerës së qytetit të Kumanovës, në këtë sferë, në Ballkan.
Pjesëmarrës në gara ishin nga tërë Ballkani: Bullgaria, Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia. Publiku ishte jashtëzakonisht i kënaqur.
Pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset në këto gara edhe pse me nacionalitete të ndryshme, me kultura të ndryshme, me tradita e doke të ndryshme nga njëri-tjetri, të gjithë kënaqnin publikun në mënyrë të njëjtë. Gjuha që ato prezantuan ishte gjuhë universale. Theksi që treguan gjatë shqiptimit të atyre harfeve ishte theks i njohur si për më të riun ashtu edhe për më të moshuarin.
Larmia e pjesëmarrësve për nga mosha, kultura e veshjes, sjellja e interpretimi, e bënë këtë eveniment ende më të begatë. Terri informativ, ishte e vetmja rrugë arsyeshëm e pa arsyeshme.
Pjesëmarrës me gjuhë dhe nacionalitete të ndryshme, garonin në gjuhën universale, atë të Kur`anit famëmadh. Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme të jesh në mesin e mbi 30 ‘kur`anëve të gjallë’ si garues e pjesëmarrës. Të gjithë kishin mësuar fjalën e Zotit përmendsh dhe ishin zotuar se do ta ruajnë në memorien e tyre deri në përfundim të jetës.
Në qendër të këtyre garave kur`anore ishte fituesi i tyre hafiz Ahmet Sarikaya, të cilit Zoti ia kishte marr të pamurit, po i kishte dhënë shpirt. Një djalosh pa sy, i cili mëson tërë Kur`anin përmendsh dhe atë ia mëson të tjerëve, nuk mund të jetë tjetër pos dëshmi e begatisë së Zotit dhënë popullit të tij.
Ilahitë, recitimet kur`anore, fjalimet, mirënjohjet, dreka e darka ishin pjesë përbërëse e këtij evenimenti
Juria profesionale në krye me hfz. Bajram efendi Ajetin nga Kumanova, Sulejman Okumush nga Turqia dhe Fadil Bektash nga Bosnja e Hercegovina ia ngritën peshën garuesve po edhe garave në përgjithësi.
Organizator i këtyre garave ballkanike që për herë të parë u mbajtën në trojet shqiptare ishte Shoqata “Veli Arif” nga Kumanova.
Përgatiti: Hamdi Nuhiju
Nje video nga recitimi i disa pjesëve nga Kur’ani te hafizit Ahmet Sarikaya