Categories
Lajme FRI

Në Kumanovë u organizua ligjëratë me temë "Si të jemi produktivë në Ramazan"

Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega Kumanovë, në kuadër të aktiviteteve të muajit të shenjtë, Ramazanit, realizoi ligjëratë me temë: “Si të jemi produktivë në Ramazan”, me teologe Hyjla Rexhepi Sulejmani.

Ligjërata u mbajt në hapësirat e FRI-së, Dega Kumanovë, ku u diskutua rreth vlerave të këtij muaji, rëndësinë e të shfrytëzuarit këtë periudhë për kthim tek Zoti dhe mënyrave të të qenët produktivë përgjatë këtij muaji.

Në fund, hapësirë patën edhe pjesëmarrëset, ku shfrytëzuan rastin për hapje debati dhe parashtrim pyetjesh në lidhje me temën në fjalë.


Exit mobile version