Categories
Lajme FRI

Në Kumanovë u realizua kuizi i diturisë, për nder të Ditës së Mësuesit

Kuizi u realizua me shkollarë të mesëm të përzgjedhur nga tre shkollat e mesme në Kumanovë, punën e të cilëve e ndoqi dhe e vlerësoi komisioni në përbërje të tre profesorëve nga këto shkolla.

Fjalë rasti pati nënkryetari i FRI-së, dega në Kumanovë, Erduan Kurtishi, i cili mes tjerash tha se ky aktivitet realizohet me qëllim të përmbushjes së misionit tonë si organizatë, e që është: edukimi, motivimi dhe fuqizimi i të rinjve tanë.

Pas kuizit, i cili u realizua në tri rubrika, u vlerësuan nxënësit, nga të cilët ata të SHMK “Pero Nakov”, morën vendin e parë. Nxënësit u shpërblyen me nga një shumë modeste dhe libra nga Shtëpia Botuese “Furkan ISM”.

40692396442_a4ef82470c_o

Exit mobile version