Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam-dega Kumanovë, në prag të festës së Bajramit, realizoi shpërndarjen e hurmave dhe haditheve.
Shpërndarja u bë në dy pika të qytetit të Kumanovës: në qendër të qytetit, si dhe afër xhamisë së qytetit.
Shpërndarja u bë me qëllim shënimin e fillimit të festës së Bajramit dhe urimin e festës qytetarëve.
Qytetarët shprehën fjalë miradije për aktivitetin në fjalë.