Deri në vitin 2020 duhet të vijnë 350 mijë të rinj për studime në Gjermani, 100 mijë më shumë se sot. Kjo mund të kushtonte shumë. DAAD kërkon gjithashtu të rrisë bashkëpunimin me shkollat e larta në vende të tjera.
Periudha universitare në Gjermani, i ka pëlqyer shumë, thotë një akademike nga Ukraina, e cila punon sot në qytetin e Bonit. Por, ajo do kishte dëshiruar një kujdes më të mirë në fund të studimeve. “Do të ishte mirë që studentëve të huaj t`ju jepej ndjenja se janë të mirëseardhur si forca të specializuara pune”. Kur dihet se Gjermanisë i duhen forca të specializuara pune. Ekonomia është në lulëzim, por mungojnë forca të specializuara si inxhinjerë ose specialistë të informatikës. Edhe në fushën e infermierisë shpesh vendet e punës mbesin të pazëna.
Në mënyrë që kjo të ndryshojë, Shërbimi i Këmbimeve Akademike Gjermane (DAAD) kërkon të joshë më shumë studentë që të vijnë në Gjermani. Deri në vitin 2020 duhet të vijnë 350 mijë të rinj për studime në Gjermani, 100 mijë më shumë se sot. DAAD, që financohet ndër të tjera nga ministria e Jashtme dhe ministria federale për Arsimin dhe Kërkimet shkencore, jep bursa për gjermanët që shkojnë për studime jashtë vendit dhe për të huajt që vijnë të studiojnë në Gjermani. Në vitin 2912, DAAD i ka dhënë bursa 42 mijë të huajve dhe 31 mijë gjermanëe.
DAAD-Rusi
Nxitje e “kulturës së mirëseardhjes”
Pritet të shihet nëse financuesit do i japin më shumë para DAAD-së. Do të bisedohet me të gjitha palët, thotë Margret Wintermantel, drejtoreshë e DAAD-së- Sepse DAAD dëshiron të dërgojë më shumë studentë gjermanë për studime në vende të tjera, mundësisht gjysmën e tyre. Kjo mund të kushtonte shumë. Gjithnjë e më shumë studentë shkojnë sot në universitet. Arsyeja: koha e shkurtuar e shkollës dhe sidomos vitet e gjata të studimeve.
Për të joshur studentët e huaj, është e rëndësishme që të ofrohen më shumë kurse të gjuhës angleze. Edhe për dhënien e vendit të studimit ose njohjen e dëftesave të huaja duhet bërë më shumë. Dëftesat evropiane njihen në Evropë pa problem që me futjen e studimeve për bachelor dhe master. Njohja e diplomave jo-evropiane është shumë e komplikuar. Kështu për shembull mund të ndodhë që masteri i një studenti në një universitet pakistanez apo afgan të mos njihet dhe në Gjermani të duhet të bëhet studimi nga e para.
Studentët e huaj nuk janë mirëpritur sa duhet, thotë Wintermantel. Ajo ka vëzhguar që studentët e huaj duhet të kenë më shumë kujdes. Që do të thotë se kanë nëvojë për këshillime dhe orientim më të mirë. Ajo kërkon që në universitetet gjermane të ketë “një kulturë më të mirë mirëseardhjeje”. Ka pasur disa oferta, kryesisht nga shoqatat e studentëve, thotë një studente ukrainase. Në kulturën e mirëseradhjes së universitetit tim nuk ka asgjë për t`u ankuar- “Universiteti i lirë i Berlinit bëri të ditur se ka shumë oferta për studentët e huaj, si përshembull në sektorin e aplikimit dhe dhënies së vendit të studimit, por edhe në organizimin e studimit dhe dhënien e diplomës.
Margret Wintermantel
Nxitje e kooperimit të shkollave të larta
DAAD kërkon gjithashtu të rrisë bashkëpunimin me shkollat e larta në vende të tjera, si përshembull me Kazakistanin apo me Egjiptin. Edhe mësimi i gjuhës gjermane duhet përmirësuar në vendet e tjera. Sepse konkurenca në arsimimin e elitave ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e më e madhe. Shtetet si Brazili dhe Koreja, por edhe India investojnë në universitetet e tyre. “Ne duhet të kujdesemi që të hapim dyert,” thotë ëintermantel, në mënyrë që universitetet gjermane të mund të përballojnë konkurencën.
Gjermania është së bashku me Australinë dhe Francën vendi i pestë i preferuar për studentët e huaj, direkt pas SHBA dhe Britanisë së Madhe. (DW)
Categories