Ndërkohë që provinca Quebec në Kanada po merr masa që punonjësit e administratës shtetërore të mos lejohen të mbajnë simbole fetare dhe ti shfaqin ato në publik, provincat e tjera të vendit u përgjigjen: Censura juaj, përfitimi ynë.
Një spital pranë Torontos, ka publikuar një reklamë e cila u drejtohet profesionistëve të profilit shëndetësor, për ti përfshirë ata në stafin e spitalit. Më specifikisht, reklama u drejtohet profesionistëve të shëndetit, kryesisht grave myslimane, të cilat mbajnë shami në kokë. Në reklamë, shfaqet një zonjë myslimane me shami në kokë dhe anash saj shkruhet:”Ne nuk e kemi problem çfarë mbani ju mbi kokë!”.
Emri i spitalit u përhap menjëherë në mbarë Kanadanë, duke u bërë kështu pjesë e debatit mbi mbajtjen e simboleve fetare në vendet publike. /ardhmeriaonline/
EDITOR
11 years ago
previous article
Limaj kërkon rrëzimin e PDK-së
next article
Studentët e huaj dhe lejeqëndrimi në Itali
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago