FRI – Prilep, në sajë të platformës Mozaiku Rinor përmbylli me sukses projektin Eureka me pjesmarrësit e këtij projekti.
Programin e filloi kryetari i degës, Veton Ibrahimi i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe falënderoi ligjëruesit, nxënësit dhe aktivistët që ishin pjesë e këtijë projekti.
Fjalë përshëndetëse kishte edhe njëri nga ligjëruesit, Sevgani Ibrahimi i cili shprehu fjalë miradije për projektin dhe përgëzoji aktivitetet e këtilla.
Pjesë e përmbylljes ishte edhe përgaditja nga ana e nxënësve me poezi dhe fjalime rreth tematikave të projektit si dhe në fund u bë shpërndarja e certifikatave për secilin nxënës që ishte pjesmarrës në këtë projekt. Njëashtu mirënjohje i’u nda edhe z. Flamur Gjoleka, i cili kontriboi në realizimin e projektit në Prilep.