Categories
Lajme FRI Platforma "Mozaiku Rinor"

NË PRILEP U REALIZUA PËRMBYLLJA E PROJEKTIT “EUREKA”

FRI – Prilep, në kuadër të platformës “Mozaiku Rinor” përmbylli me sukses projektin “Eureka” me pjesëmarrësit e këtij projekti.

 

Këtë të mërkurë, nxënësit e Eurekës në degën e Prilepit ndoqën trajnimin e fundit të këtij projekti. Rikujtojmë që ky ishte takimi i gjashtë javor i këtij projekti, ku nxënësit patën mundësi të jenë pjesë e diskutimeve dhe ligjëratave kreative që u trajtuan në kuadër të Eurekës.

 

Takimi i fundit, përfshiu temën “Modeli i një të riu të suksesshëm”, ku trajnues ishte Veton Ibrahimi, kryetar i FRI – Prilep. Përveç ligjëratës dhe shembujve nga jeta e trajnuesit, në takim nuk munguan fjalët motivuese që nxënësit të vazhdojnë në projekte të këtilla.

 

Pas ligjëratës në fjalë, në pjesën e  dytë të takimit, u shpërndanë edhe certifikatat për të gjithë nxënësit e projektit nga kryetari i degës.

 

Nxënësit ishin shumë të kënaqur nga ky projekt, andaj shprehën gatishmërinë dhe dëshirën e tyre që edhe në të ardhmen të vazhdojnë me aktivitete tjera.

 

Në fund u organizuar edhe një koktej me të gjithë të pranishmit.

 

Vlen të theksojmë që projektet e ngjashme edukative rinore do të vazhdojnë në këtë degë të FRI-së.

 

Prilep, 28 dhjetor 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version