Në Qendrën Rinore të Forumit Rinor Islam, në Tetovë Departamenti i Femrës pranë FRI-së organizoi ligjëratë me temë “Kërkimi i diturisë dhe vlera e saj në Islam”, për të cilën temë ligjëroi Sumeja Peza (teologe).
Për kërkimin e diturisë, për studentet prezent, ligjëruesja përkujtoi fjalët nga Kurani Famëlartë: “Dhe Thuaj, o Zot më shto diturinë… (Taha 14)” si dhe  thënien e profetit Muhamed (a.s): “Kërkojeni diturinë që nga djepi e deri në varr”. 
Ndryshe kjo ishte ligjërata e radhës nga cikli i ligjëratave mujore, që organizohen nga ky Departament me qëllimin për të përpunuar tema të ndryshme sociale e fetare, ku me temën e lartëpërmendur u synua të shënohet edhe Dita Botërore e Librit.
 
13081687_484569821737352_1395216428_n