Forumi Rirnor Islam – Dega Shkup (Radushë) me datë 05.06.2014 ka realizuar aktivitet me rastin e ditës botërore të mjedisit, duke pastruar fshatin Radushë, por njëherit edhe vënduan mbi 30 korpa për mbeturina, që fshatarët ti hudhin mbeturinat në korpë.
Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit.
Vlen te theksohet se është një gjest human që disa aktivist morën iniciativë që të ndryshojnë gjendjen e mjedisit në këtë fshat. Në këtë aktivitet të rinjtë e f.Radushe patën edhe përkrahje nga disa banor të f.Radushë.
Dita ndërkombëtare e mjedisit është caktuar mbi 30 vjet më parë nga Asambleja e përgjithëshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vemendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.
5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB -s. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.
Categories