Në Rijekë, në Istër  të Kroacisë, sot në mesditë solemnisht do të hapet Qendra Islamike, ndërtimi i së cilës Qendër ka zgjatur më shumë se 3 vjet e gjysmë, ku janë investuar rreth 76 milion kuna kroate ose mbi 10 milion euro. Xhamia, respektivisht Qendra Islamike në Rijekë është konceptuar dhe projektuar nga akademiku Dushan Xhamonja, ndërsa për shkak të vlerave të veçanta të saja kulturore dhe arkitektonike, kjo Qendër Islamike tashmë ka marrë titullin e “Xhamisë më të bukur në Evropë”.
Në këtë Qendër Islamike do të tubohen besimtarët mysliman nga Rijeka dhe rajoni i gjerë në Istër. Në hapjen solemne të kësaj Qendre Islamike, praninë e tyre e kanë konfirmuar edhe presidenti kroat Ivo Josipoviq dhe kryetari i Parlamentit kroat Josip Leko, të cilët do të mbajnë edhe nga një fjalë rasti.
Në hapje të kësaj Qendre Islamike, priten të marrin pjesë mbi 20.000 njerëz nga mbarë bota, e ndër ta edhe shumë lider fetar, që do tu prijë Reis Ul-Ulema, Husein ef. Kavaz, kryetar i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Kroaci, i shoqëruar nga Myftiu Aziz ef. Hasanoviq dhe kardinalin e Zagrebit, Josip Bozaniq.
Ndër të ftuarit e posaçëm janë ministri i Vakufit të shtetit të  Katarit, dr. Gajs b. Mubarek el-Kuwari, që do të jetë i pranishëm në emër të shtetit të Katarit dhe donatorit më të madh nga ky shtet, emirit të Katarit  Hamed bin Khalif et-Thani.
Kryeimami i Rijekës, Hajrudin Mujkanoviq ka deklaruar se Qendra Islamike do të jetë vend ku besimtarët do të tubohen për lutje dhe rite fetare, ndërsa numri i madh i pjesëmarrësve në këtë ceremoni është edhe në nderim të këtij monumenti arkitektonik e kulturor, që do të jetë objekt i hapur për të gjithë.
Të rikujtojmë se gurëthemeli i Qendrës Islamike në Rijekë është vënë më 3 tetor të vitit 2009, ndërsa ndërtimi ka filluar në mars të vitit 2010. Qendra Islamike është ndërtuar në pjesën veriperëndimore të Rijekës, në afërsi të autostradës anësore. Autor i projektit ideor është Dushan Xhamonja, ndërsa idenë e tij e kanë jetësuar arkitektët Darko Vllaoviq dhe Branko Vuçinoviq.
Qendra Islamike në Rijëkë, kap një sipërfaqe prej 5.300 metër katror, dhe ka kushtuar mbi 76 milion kuna ose mbi 10 milion euro. (M.Latifi/INA)






http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/eb27fslike%20no%C4%87u%201.jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/eb27fslike%20no%C4%87u%204.jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/eb27fslike%20no%C4%87u%205.jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/eb27fslike%20no%C4%87u%206.jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/5ba7cIMG_4406.JPG
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/61316Dzamija-u-Rijeci%204%20(600%20x%20391).jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/61316Dzamija-u-Rijeci%208%20(600%20x%20404).jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/61316Dzamija-u-Rijeci%2013%20(600%20x%20367).jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/61316Dzamija-u-Rijeci%206%20(335%20x%20502).jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/61316zavr%C5%A1ni%20radovi.jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/61316Dzamija-u-Rijeci%203.jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/61316Dzamija-u-Rijeci%2010.jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/61316Dzamija-u-Rijeci%2011.jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/61316Dzamija-u-Rijeci%209.jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/61316Dzamija-u-Rijeci%2012.jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/61316Dzamija-u-Rijeci%2014.jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/61316Dzamija-u-Rijeci%202.jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/61316Dzamija-u-Rijeci%208.jpg
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/eb27fIMG_4312.JPG
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/eb27fIMG_4335.JPG
http://www.medzlis-rijeka.org/gallery/eb27fslike%20no%C4%87u%209.jpg
http://www.24sata.info/thumbnail.php?file=news/2013/Maj/rijecka_dzamija7_430557492.jpg&size=article_large

http://i0.wp.com/www.znamo.ba/wp-content/uploads/2013/05/ic-rijeka-2.jpg?resize=355%2C502


Disa pamje gjatë ndërtimit: