Categories
Lajme

Në Serbi do të ndërtohet minarja më e lartë në Evropë dhe ndër më të mëdhajat në botë! (Foto)

Xhamia do të ketë 15 kupola dhe gjashtë minare, katër prej tyre do të jenë 45 metra të lartë, ndërsa dy të tjerat nga 90 metra

Me financim nga sanxhaklinjtë nga e gjithë bota, siç është përmendur në ceremoninë e mbajtur në vendin e quajtur “Duga Poljana”, e cila gjendet në mes të Sjenicës, Novi Pazarit dhe Tutinit, gjatë vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e Qendrës Islame të njohur si “Kapija Peshtera”, në vitet e ardhshëm, si pjesë e kësaj qendre, do të ndërtohet edhe xhamia e cila do t’i ketë minaret më të larta në Evropë, dhe një pjesë të mirë të Azisë!

Siç është bërë e ditur, ky vend për lutje dhe kryerjen e riteve tjera fetare do të ketë 15 kupola dhe gjashtë minare.
Brenda Qendrës Islame do të ketë një restorant me 500 vende, kopsht për fëmijë, shkollë të Kur’anit, qendër kulturore, kabinet për informatikë …
Gurthemelin e Qendrës Islame, i cili sipas të dhënave do të jetë më moderni në Ballkan, e ka vendosë Myftiu i Serbisë, Muamer Zukorliç, i cili tha se ky objekt është pjesë e një plani 15 vjeç. “Roli i Bashkësisë Islame është t’i ndihmojë muslimanët të jenë të lirë, të ndershëm dhe të respektuar. Deri më sot, në këtë vend, nuk kishim mundësi të frymojmë me mushkëri të plota. Kjo ditë do të shënojë fillimin e një “Poljane” të re, tha ndër tjerash myftiu gjatë hedhjes së gurthemelit.
dzamija enes 7_resize



 

Exit mobile version