Forumi Rinor Islam – Nëndega Shemshovë, në Tetovë, në vazhdën e aktiviteteve që ndërmerr gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit shtroi edhe iftar në ambient të hapur për rreth 100 persona. Iftar në të cilin morën pjesë anëtarë, aktivistë e persona të cilët përkrahin vazhdimisht aktivitetet e FRI-së.
Pas përfundimit të iftarit fjalë përshëndetëse pati kryetari i nëndegës së Shemshovës, Izair Emini dhe më pas me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i degës së FRI-së në Tetovë, hoxhë Mevlan Abazi.