Categories
Lajme FRI

Në shenjë kujtimi për ty !.

(Muhamed Baltaxhi, i burgosur në burgun Akrep, shkruan letër me anë të së cilës e kujton vajzën e tij Esman të rënë dëshmore, me lejen e Allahut xh.sh, një vit më parë).
 
Vajza ime…
Profesoresha, forca, shëmbëlltyra dhe drita e syve të mi kalojë një vit që nga lartësimi i shpirtit tënd të pastër në mes të shumë yjeve që u lartësuan në atë ditë të dëshmorëve. Në atë ditë që ishte një ditë e ngjashme me Qerbelanë e madhe ku shumë shpirtra të pastër u ngritën lartë në qiell për të dëshmuar vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë në të vërtetën dhe të sakrificës në mbrojtje të saj. Ata ranë atë ditë për tu ngritur, me besimin e tyre, mbi çdo formë të padrejtësisë, poshtërimit, tiranisë dhe shtypjes.
Vajza ime…
Para disa ditësh janë dhënë rezultatet e shkollave të mesme dhe jam gëzuar shumë kur kam parë që, me lejen e Allahut xh.sh, shoqet tua me të cilat rrije ishin prej të parave edhe pse ti çdo herë ke qenë me e mirë se ato. Mendova që ti uroja në vendin tënd por, për Allahun xh.sh, isha shumë më i lumtur me përzgjedhjen e Allahut xh.sh, që me lejen e Tij, të jesh prej ‘’ Pak prej të vonëve ‘’ të cilët Allahu xh.sh i ka nderuar duke ua mundësuar që të arrijnë ‘’ Pak prej të parëve ‘’, dhe duke qenë, me lejen e Allahut xh.sh, prej atyre që Allahu xh.sh nderuar që të jenë me profetët, të sinqertit, dëshmorët dhe të devotshmit.
Vajza ime…
Mallin tim për fytyrën tënde të bukur, për mendjen tënde vigjilente, për ndejat e tua gazmore, që shoqërimin tënd mbresëlënës nuk e dinë askush përveç Allahut xh.sh dhe nuk mund të bëjë durim askush përveçse me lejen e Allahut xh.sh por që, në të njëjtën kohë, ti je duke jetuar me ne, je në prezencën tonë dhe për asnjë çast nuk je ndarë prej nesh. E në një prej vizitave që nëna jote më bëri në burg, isha i habitur kur, ajo u betua në Allahun xh.sh se ti je duke jetuar në mesin tonë andaj edhe i thash se padyshim është duke ndodhur një gjë e tillë pasi që ‘’ Ata janë të gjallë dhe duke u furnizuar tek Zoti i tyre ‘’. Ndërsa ajo më tha se ti po jetoje në mesin tonë me veprat dhe fjalët tua dhe se kjo ishte një realitet e pastaj më tregoj se ajo çdo kund rrugës takonte të rinj e të reja të cilët çdo ditë ballafaqoheshim me ndjekje, maltretime, persekutime dhe peripeci të ndryshme nga ana e pushtetit dhe se ishe ti ajo që në ëndrrat e tyre i qetësoje, i përgëzoje, i këshilloje, dhe i udhëzoje për të vepruar ashtu siç duhet. Ti, vajza ime e dashur, edhe për së gjalli por edhe pas vdekjes tënde ke mbetur një shëmbëlltyrë për shoqërinë tënde dhe tërë ata që janë vënë në mbrojtje të së vërtetës.
Vajza ime…
Ishte dëshira dhe vullneti i Allahut xh.sh që vdekja jote të vinte nga dora e një snajperisti ushtarak atë ditë të dëshmisë dhe të bëhet një argument dhe një dëshmi e gjallë mbi vërtetësinë dhe drejtësinë e kësaj çështjeje e cila ka shtyrë shumë të tjerë që të vihen në mbrojtje të saj dhe të sakrifikohen për të. Ajo çështje kishte të bënte me kundërshtimin dhe refuzimin e rikthimit të pushtetit ushtarak, pas revolucionit të Janarit, që për gjashtëdhjetë vite kishte ushtruar dhunë dhe tirani si dhe kishte bërë rrënimin dhe shkatërrimin e shtetit. Andaj, në veçanti vrasja jote, ishte një shenjë se ata të cilët kishin dal kundër këtij regjimi dhe këtij puçi ushtarak nuk kishin dal për të rikthyer një lëvizje, një ideologji apo person në pushtet ngase ti ishe ajo që më së voni, në jetën time, kishe kuptuar për një fanatizëm ideologjikë apo partiak por përkundrazi shumë herë kishe qëndrime të kundërta me ato të lëvizjes së Vëllezërve Mysliman e në veçanti ishe kundër qëndrimit të tyre ndaj ish regjimit ushtarak dhe të njerëzve të atij ish regjimi. Vdekja jote ka ardhur si dëshmi kundër tërë kësaj, pasi që ti u mbyte duke mos bartur asnjëherë as armë, gurë apo çfarëdo mjeti tjetër të dhunshëm kundër puçistëve ushtarak, pasi që ata kishin për qëllim që të vrisnin dhe të shkatërronin çdo gjë që ishte vënë kundër këtij puçi ushtarak dhe kundër terrorit e dhunës që po ushtrohej pavarësisht se çfarë qëndrime ideologjike apo partiake kishin.
Vrasja jote, që kishte ardhur nga snajperistët ushtarak që ishin përhapur me aeroplanë që fluturonin mbi kokat tuaja, ishte bërë dëshmi për poshtërsinë dhe dhunën e atyre puçistëve dhe dëshmi për drejtësinë dhe korrektësinë e atyre që ishin vënë në mbrojtje të vendit dhe kishin dal për ti thënë ‘’JO’’ kthimit të ushtarakëve të cilët do duhej që forcat e tyre të i përdornin kundër sionistëve dhe jo kundër popullatës së pambrojtur dhe të pafajshme të vendit të tyre por ja që ajo që po ndodhte ishte në të kundërtën e asaj që do duhej të ndodhte.
Vajza ime…
Edhe përkundër tërë asaj që kemi përjetuar, nga tmerri, dhuna, shtypja dhe tirania e tyre, nga burgosja dhe gjykimi i tyre, padrejtësisht, duke na dënuar me ekzekutim dhe burgim të përjetshëm. Arrestimi i shumë prej djemve të cilët kishim mbetur gjallë nga shtypja që iu bë protestave dhe akuzimi i tyre padrejtësisht, largimi ynë nga vendet e punës dhe dëbimi ynë nga shtëpitë dhe pasuria jonë, për Allahun xh.sh, nuk të kemi harruar as edhe për një çast të vetëm. Ne nuk mund të ju harrojmë as ty e as shokët tu që ranë dëshmorë dhe sakrifikuan shpirtrat e tyre të pastër. Ne po ashtu nuk mund të harrojmë as sakrificën tuaj dhënë mbrojtjes së këtij vendi assesi për Allahun xh.sh nuk mund ta harrojmë dhe jo vetëm kaq por kjo na ka bërë që assesi të mos thyhemi, e as të mos demoralizohemi assesi por përkundrazi kjo sakrificë e juaja na ka bërë që të pasojmë dhe të ndjekim hapat tuaja pasi që e dimë qartë se ne do të gjejmë njërën prej dy mirësive. Për Allahun xh.sh tërë kjo që ka ushtruar pushteti me tërë dhunën e tyre dhe tërë shtypjen e persekutimin e tyre vetëm se na e ka shtuar bindjen edhe më shumë se ata janë në të kotën ndërsa ne jemi në të vërtetën dhe se fitorja do të vije pa asnjë dyshim.
Vajza ime…
Një vit kaloj, jeta është rënduar për ne por as burgjet dhe burgimet, as gjykimet dhe ekzekutimet, e as vrasjet dhe arrestimet nuk janë duke na frikësuar pasi që ju ishit ata që, me gjakrat tuaja të pastra dhe me shpirtrat tuaj të sinqertë, na mësuat se si duhet të flijohemi dhe se si duhet të sakrifikohemi në rrugën e Allahut xh.sh si një përpjekje për të mbrojtur të vërtetën, drejtësinë dhe lirinë e vendit tonë.
Dhe krejt në fund…
Në çdo namaz e lusim Allahun xh.sh, për ty dhe tërë ata që dhanë jetën për liri dhe mbrojtje të vendit në rrugën e Allahut xh.sh, që të ju ngritë Allahu xh.sh dhe të ju bëjë prej dëshmorëve të dashur të Tij. Po ashtu e lusim Allahun xh.sh që të na ndihmojë dhe të na forcojë në rrugën që e filluat derisa të mos vije momenti kur edhe ne të vijmë pas juve dhe të takohemi pranë burimit të Profetit s.a.v.s duke u takuar me shokët e tij të cilët, së bashku me të, padyshim se do ti gëzoj fakti që pas tyre kanë lënë pasardhës të cilët e mbajtën premtimin e dhënë Allahut xh.sh  dhe që këtë premtim nuk e ndërruan me asgjë tjetër…
E Mërkurë, 13. Gusht. 2014.
 
Përktheu: Artan Musliu

Exit mobile version