Mbrëmë, në shesh të qytetit të Tetovës, Forumi Rinor Islam – Dega në Tetovë organizoi Mbrëmjen Kuranore.
Në fillim të kësaj mbrëmjeje fjalë rasti pati nënkryetari i përgjithshëm i Forumit Rinor Islam, z. Hasan Baftijari, i cili përshëndeti të pranishmit, falenderoi mysafirët si dhe shkurtimisht foli edhe për vlerën e këtij muaji.
Hafëzllarët e kësaj mbrëmjeje, Mustafa Ozxhan Guneshdodu, Ahmet Tajar dhe Xhihad Kodal, mysafir nga Republika e Turqisë, grumbulluan në shesh të qytetit një numër shumë të madh qytetarësh e përcollën kështu emocione të shumta me këndimin e tyre.
Tashmë, në Tetovë është bërë traditë organizimi i Mbrëmjes Kuranore nga Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, por sivjet e veçanta ishte prezenca e mysafirëve, të njohur si lexues të shquar.
Përndryshe, Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë ka organizuar një numër të madh aktivitetesh, ku të ngjashëm e të ndryshëm do të vazhdojnë deri në fund të muajit. Kurse Mbrëmja Kuranore ishte aktiviteti qendror në këtë qytet.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam
Categories