Tani në shitje ka dalë telefoni më i lirë në botë. Alcatel One Touch 232 kushton vetëm 1 sterlinë dhe u mundëson klientëve që të dëgjojnë radio.
Telefoni natyrisht bën telefonata dhe mund të dërgosh dhe të marrësh mesazhe.
Përveç radios, telefoni ka edhe lojëra, alarm, një elektrik, makinë llogaritëse dhe kalendar.
Peshon 60 gram dhe mund të përdoret me kufje.
Ndërkohë në Japoni firma Willcom ka prodhuar telefonin celular më të vogël në botë.
Me përmasa 32X70X10.7 mm, telefoni peshon 32 gram.
Telefoni ka ekran OLED, që zakonisht përdoret në ora dhe një antenë të mbledhur.
Nuk ka kamera sepse është shumë i vogël, por mund të dërgosh e-maile me të.
Bateria mban dy orë telefonatë.
Categories