Kryetarja e komisionit për Bashkësi Fetaret në Maqedoni, Valentina Bozhinovska ka konfirmuar se organizata joqeveritare “Iloja” u ka dorëzuar iniciativë me të cilën kërkohet të zgjidhet problemi i lutjeve (ezanit ) që bëhen me zë të lartë nëpërmjet altoparlantëve të xhamive, raporton Shqipmedia.
Ajo theksoi se problemi është shumë serioz dhe se Komisioni do të bëjë çmos që të zgjidhet dhe t’u ndihmojë qytetarëve. “E vërtetë, e morëm iniciativën e tyre. Sipas meje, është e nevojshme që në ligj të kthehet neni i vjetër, i cili është hequr në vitin 2008, ndërsa ajo është që zëri i ezanit të jetë në domenin e zërit të njeriut.
Ne së shpejti do të formojmë grup pune për ta zgjidhur këtë problem dhe ta kthejë ligjin e vjetër. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me Bashkësinë Islame, nga e cila do të kërkojmë dritë jeshile dhe mbështetje në këtë drejtim”, u shpreh Bozhinovska.
EDITOR
11 years ago
previous article
Fëmijët e sëmurë mos të shkojnë në shkollë
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
2 days ago