Categories
Lajme FRI

Në Shkup filloi cikli i ligjëratave "Nga nektari i këshillave të Llukmanit a.s."

“Urtësia është gjë e humbur, e besimtari kudo që ta gjejë atë është më prioritari që ta përvetson.” (Muhamedi a.s.)

Departamenti për edukim pranë Forumit Rinor Islam – Dega Shkup filloi me ciklin e ligjëratave javore nën moton: “Nga nektari i këshillave të Llukmanit a.s.”, me ligjërues hoxhë Fevzi Musliun.

Tema e parë e cila u shtjellua ishte “Llukmani a.s., jeta dhe madhështia e urtësisë së tij”. Ligjëruesi mes tjerash citoi: “U pyet (Llukmani a.s.) prej ku buron urtësia? – Jam i kujdesshëm me gjuhën, e mbroj syrin dhe nuk interesohem për gjërat që nuk më hyjnë në punë.”

Vlen të potencohet se ligjëratat vazhdojnë çdo të mërkurë në Info Qendrën e FRI-së në Shkup.

Exit mobile version