Forumi Rinor Islam – Dega Shkup filloi me ligjëratat javore nën moton “Nën hijen e udhëzimeve profetike”, të cilat do të shtjellohen nga hoxhë Halil Ademi.

Në ligjëratën e kësaj jave hoxhë Halil Ademi ndër tjerash potencoi: “Nën hijen e urdhërave profetike ndriçohet mendja, qetësohet zemra e nëse në çdo punë ndjekim urdhërat e Pejgamberit s.a.v.s dhe marrim si shembull atë çdo gjë mund të rregullohet me lehtësi. Rruga e vetme që t’ia rikthejmë lavdinë ummetit tonë është kthimi kah udhëzimet e profetëve tanë.”

Ligjëratat në fjalë do të realizohen çdo të enjte, në Info Qendrën – FRI, me fillim nga ora 19:30.

anigif