“Mesazhet profetike në kohën bashkëkohore” ishte tema me të cilën FRI-Dega Shkup filloi me aktivitetet në kuadër të fushatës “Ta Njohim Muhamedin a.s.”
Ligjërata në fjalë u realizua në xhaminë h. Jonuzi nga teologu Fevzi Musliu (ish kryetari i FRI-së), ku në mesin e të pranishmëve ligjeruesi theksoi, “Muhamedi a.s erdhi për ta gjallëruar botën e jo për ta përçarë atë, t’i jep jetë shoqërisë e jo ta shkatërrojë, erdhi për t’i bashkuar familjet e jo për t’i ndarë, njëherit duhet të kuptojmë metodologjinë dhe urtësinë me të cilën erdhi Muhamedi a.s, vula e profetëve”.
Pjesë e programit ishte edhe këndimi i disa ilahive.