Ngritjet dhe rëniet janë një ligj që All-llahu e ka vënë në mesin e popujve” ishin ndër fjalët e para të Dr. Bashkim Aliut në ligjëratën e organizuar nga Forumi Rinor Islam – Dega Shkup në Info Qendrën FRI.

Dr. Bashkim Aliu jeton dhe vepron në Zvicër. Merret aktivisht edhe me publicistikë islame. Ka shkruar mbi 100 tema islame dhe opinione në revistat islame dhe ditore në gjuhën shqipe. Ndërsa prej vitit 2006 është anëtar i Unionit Botërorë të Dijetarëve Musliman.

“…besimtari çdo herë duhet të rimarrë veten e vet, ngase nëse vdes personi ideja nuk vdes, dhe nëse vdes lëvizja nuk vdes feja.” Ajo që e veçoi më shumë këtë mbrëmje ishte përmbledhja e ligjëratës në fund duke theksuar se “Për ringritje nevojiten dy gjëra të rëndësishme: gjithëpërfshirja e Islamit, dhe dhënia gjithsecilit atë çka i takon…”

FOTO