Projekti “Eureka” i cili organizohet në Shkup nga Forumi Rinor Islam me nxënësit e klasave të IX-ta dhe synon zhvillimin dhe ngritjen e tyre këtë javë vazhdoi me trajnimin e radhës.
Tema e kësaj jave ishte “Menaxhimi i vetes në kohë” të cilën e elaboroi trajnuesi, njëkohësisht dhe kryetari i FRI – dega Shkup, Abdulhamid Mustafa. Pjesë e aktivitetit ishin edhe grupet punuese, disa detyra garuese si dhe atrakcione të ndryshme me të cilat në mënyrë interaktive u qartësua, u diskutua edhe më mirë tema e lartëpërmendur.
Pjesëmarrës në këtë trajnim janë nxënës të klasave të IX-ta të shkollave fillore nga komuna e Çairit dhe Haraçinës. Trajnime me tema të ndryshme do të vazhdojnë edhe në javët e ardhshme.