FRI-Shkup me datë 02.04.2013 organizoi tribunë me temë “Besimi mes pasionit dhe dritës së argumentit”. Ligjërues i kësaj tribune ishte Mr. Sabahudin Jashari nga Tirana. Në mënyrë mjaft të qartë dhe të thuktë ligjëruesi në fjalë elaboroi temën mbi besimin.
Ai pohoi se “Zoti kërkon nga individi për këto katër gjëra e që përmes tyre ne arrijmë tek Ai, të gjitha këto janë të ndërlidhura njëra me tjetrën ato janë Dija, Njohja, besimi dhe devotshmëria. Përmës dijes ne arrijmë të njohim, kur ne e njohim krijuesin ne e besosjmë atë sa më shumë të zhtyemi në besim bëhëmi më të devotshëm.
Ligjerata në fjalë u prit mjaft mirë nga auditori i gjerë, ku të pranishëm ishin nxënës dhe studentë të shumtë të profileve të ndryshme. Pas mbarimit të pjesës së parë të ligjëratës të pranishmëve i’u dha mundësia që të parashtrojnë pyetje.