“Nevoja e njerëzimit për mesazhin e Muhamedit a.s.” ishte tema e ligjëratës fetare që u realizua në fshatin Kondovë të komunës së Sarajit. Ligjërata në fjalë u realizua nga Forumi Rinor Islam në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.”. Ligjërues i kësaj teme ishte hoxha i nderuar Hasan Baftijari nga Shkupi, i cili të pranishmëve iu drejtua me mesazhin që të ndjekin dhe të pasojnë njeriun më të ndritur dhe më të dashur tek Allahu xh.sh., Muhamedin a.s. Ti dërgojmë salavat pa ndërprerë që të fitojmë ndërmjetësimin dhe mos të bëhemi prej të falimentuarve duke mos i dërguar salavat Muhamedit a.s.

Pjesë e ligjëratës ishin edhe disa ilahi të kënduara nga Nafidan Miftari dhe Bunjamin Çajani.

anigif