Categories
Lajme FRI

Në Shkup u përurua Qendra Edukative Rinore

Me një hapje solemne u përurua objekti i Qendrës Edukative Rinore të Forumit Rinor Islam në Shkup.
Objekt ky i cili do të jetë në shërbim dhe dobi të shumë aktiviteteve rinore si dhe të të gjithë të rinjëve të cilët kanë dëshirë të zhvillojnë kapacitetet e tyre.

Programi filloi me leximin e disa ajeteve kuranore nga hafiz Sejjid Idrizi, ndërsa para shumë mysafirëve nga vendi dhe rajoni si përfaqësues të organizatave joqeveritare, donatorë, kryetarë të komunave, anëtarë, aktivistë si dhe shumë dashamirë të FRI – së, kryetari Xhabir Emini mbajti një fjalim përshëndetës duke falenderuar të gjithë ata që kontribuan në çfarëdo forme në ndërtimin e këtij objekti me lutje që të jetë i dobishëm për ngritjen dhe zhvillimin e të rinjëve të vendit sipas parimeve dhe vlerave që çdo herë kanë qenë dobiprurëse dhe dëshmuese për përparim.

Fjalë rasti kishte edhe përfaqësuesi i fondacionit IHH nga Republika e Turqisë, Jusuf Bilgin, fondacion ky i cili ndihmoi në ndërtimin e këtij objekti. Më pas fjalë rasti kishte edhe përfaqësuesi i të rinjëve në këtë fondacion, Vahab Jollxhu, ish kryetari i Forumit Rinor Islam, Fisnik Shabani si dhe kryetari i Fondacionit Axis, Rufat Sherifi. Të gjithë donatorëve dhe atyre që kontribuan iu dhurua nga një pllaketë në shenjë falenderimi për kontributin e tyre.

Me një lutje nga hoxhë Sabahudin Jashari nga Republika e Shqipërisë u përmbyll ky program e më pas vijoi hapja e qendrës kështu duke i vizituar të gjitha hapësirat e objektit dhe për t’u shërbyer me koktejin e përgatitur enkas për këtë ngjarje.
Vlen të theksohet se ky objekt përbëhet nga këto hapësira: bodrumi, kati përdhesë, kati i parë dhe kati i dytë në të cilat ka salla për ligjërata, klasa për kurse të ndryshme, zyra administrative dhe të tjera.

Shkup, 22 tetor 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version