Departamenti për edukim pranë Forumit Rinor Islam – Dega në Shkup vazhdon me ciklin e ligjëratave javore nën moton: “Nga nektari i këshillave të Llukmanit a.s.”, me ligjërues hoxhë Fevzi Musliu.
Tema e radhës e cila u shtjellua ishte “Roli i besimit të drejtë në ndërtim të personalitetit”. Ligjëruesi shtjelloi temën në fjalë duke sqaruar dy ajetet Kuranore në suren Llukman: “O biri im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe.”, “O biri im, edhe veprën e rëndë sa kokrra e sinapit që ndodhet në shkëmb, në qiej apo në tokë, Allahu do ta nxjerr në shesh. Me të vërtetë, Allahu njeh mirë çdo imtësi dhe i di të gjitha fshehtësitë..”
Vlen të përmendet se ligjëratat vazhdojnë çdo të mërkure në Info Qendrën e FRI-së në Shkup.