Fansat e skuadrës së Bregallnicës nga Shtipi, janë rrahur me futbollistët e Renovës. Ngjarja ka ndodhur sot pas mbylljes së ndeshjes kampionale e cila u zhvillua në Shtip, njofton portal “Sportefe”.
Sipas këtij portal, pas mbyllje së ndeshjes një fans I skuadrës së Bregallnicës ka kërcyer mbi telat mbrojtës është futur në terren dhe me këmbë ka goditur futbollistin e Renovës (Sadiki). Këtij sulmi fizik iu kanë përgjigjur bashkë lojtarët e tij të cilët janë vënë në mbrojtje të futbollistit Sadiku, si dhe portieri Zendeli. Ky I fundit sipas portalit është zënë me fansin shtipjan. Një incident më të madh, ka penguar policia, por çfarë në fakt ka ndodhur pastaj në dhomat e zhveshjes askush nuk njofton .
Në stadiumin e qytetit në Shtip, ka pasur rreth 1.500 fansa, ndërsa ndeshja kampionale e javës së 21-të, Bregallnica – Renova është mbyllur pa gola.
Categories