Derisa shkollat fillore dhe të mesme të vendit, deri sot ishin në pushim dimëror, arsimtarët e shkollës fillore “Faik Konica” nga fshati Sllupçan, pushimin dimëror e shfrytëzuan për të punuar rreth rregullimit dhe meremetimit të shkollës së tyre. Për dy javë rresht, arsimtarët e kësaj shkolle me punën e tyre të palodshme ia ndryshuan pamjen objektit të tyre shkollor që nga oborri e deri në brendi, me një qëllim të vetëm që nxënësve të tyre tu mundësojnë kushte më të mira për mësim.
Ajo që vlen të theksohet se i tërë materiali i nevojshëm është siguruar nga vetëkontributi i prindërve, por në këtë aktivitet të rrallë ndër ne, ka ndihmuar edhe Komuna e Likovës duke ndihmuar me 400 pllaka bekatoni.
Gjithsesi se aktiviteti vullnetar i arsimtarëve të Shkollës fillore “ Faik Konica “ nga Sllupçani do të shërbejë si shembull edhe për shumë kolektiva tjer shkollorë, se si me punë vetanake mund të ndryshojë gjithçka, e sidomos në ato shkolla ku kushtet janë të vështira.
/TV FESTA/
admin
11 years ago
previous article
Më 1 shkurt, Dita Botërore e Hixhabit
next article
“Radika”, zhurmë apo projekt konkret? (video)
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
8 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
8 hours ago