Departamenti i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega në Tetovë me një program të pasur organizoi Mbrëmjen Islame. Ky aktivitet u mbajt në restorantin Dinamika, në Tetovë. Fjalë përshëndetëse pati përgjegjësja e Departamentit të Femrës në Tetovë, Hanife Jonuzi, e cila foli edhe rreth aktiviteteve të FRI-së gjatë muajit Ramazan.
Programi u hap me leximin e ajeteve Kuranore nga hafizet: Sumeja Tahiri, Yllzana Abdiu dhe Sumeja Alija.
Pjesa artistike e programit filloi me interpretimin e monologut “Aromë trëndafili”, interpretuar nga Besa Alili, vazhdoi me interpretim ilahish nga Amra dhe Ajla Xhemajli. Pjesë e këtj programi ishte edhe dialogu “Kandili ndriçues”, interpretuar nga Donika Durmishi, Valmiri Jusufi dhe Kadime Idrizi. Programi përfundoi me interpretimin e ilahive nga Hilal Beqiri.
Para këtij programi, Departamenti i Femrës në Tetovë shtroi iftar për mysafire, dashamire si dhe anëtaret e aktivistet e Degës.