Në orët e mbrëmjes të ditës së hënë në Galerinë e Arteve në Tetovë u bë hapja solemne e ekspozitës “Me art ne flasim” që realizohet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhammedin salAll-llahu alejhi ve sel-lem”.
E shndëruar në një ekspozitë tradicionale, e organizuar nga Forumi Rinor Islam dega në Tetovë për vendosjen e komunikimit ndërmjet veprimtarisë së artistëve vizuel dhe kulturës islame , këtë vit kjo ekspozitë u titullua “Kam mall për Ty, Pejgamber i All-llahut”.
Hapjen e kësaj ekzpozite e bëri kryetari i FRI-së, z.Fevzi Musliu i cili në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e organizimit të kësaj fushate në disa vende ku ka degë FRI-ja, poashtu krytari I FRI-së foli edhe për karakterin dhe personalitetin e Muhammedit salAll-llahu alejhi ve sel-lem. Fjalë rasti pati edhe Mr. Jëlldëz Asani, historiane e artit, njëherësh edhe autore e tëmës:
“Kam mall për Ty, Pejgamber i All-llahut”, e cila ceku edhe metodat dhe karaketerin që kanë paraqit artistët në këtë eskpozitë. Në emër të artsirtëve figurativ foli Jakup Ameti i cili shprehu gatishmërinë që kanë artistët që të jenë pjesë e kësaj ekspozite dhe përvojat që fitohen nga aktivitete të tilla.
Ashtu siç është bë e zakonshme në këto eskspozita që organizon FRI-ja për ata të cilët ishin pjesë e këtij organizimi u shpërndanë disa mirënjohje duke përfshirë bashkëpunorët, autoren, piktorët që çdo herë kanë treguar gatishmërinë për të marë pjesë në këtë ekspozitë. Mirënjohje e veçantë u nda edhe për Galerinë e Arteve në Tetovë që për disa vite më rradhë është shëndruar në partner në realizmin e kësaj eskpozite ku në këtë viti ekspozita në fjalë u realizua në kuadër të programit vjetor të këtij insititucioni kulturor.
Në hapjen solemne ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm artistësh, profesorësh, intelektualësh, student dhe nxënës, artëdashës që patën rastin të ndajnë çaste të bukura me pikturat dhe mesazhet që përcillnin ato.
Poashtu pjesë e kësaj fushate ishte edhe aktiviteti që u organizua nga e Sektorit të Femrës në kuadër të Degës së Tetovës ku u shpërndanë ëmbëlsira dhe fletushka për kalimtarët e rastit, ativitet ky risi për qytetin e Tetovës.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 15 Shkurt 2013.
EDITOR
12 years ago
previous article
Në Gostivar: Program dedikuar jetës dhe veprës së Muhamedit (Sall-llahu aljehi ve sel-lem)
next article